Boksieri feston si CR7

Kubanezi David Morrel është kritikuar për sjelljen e tij në ring ndaj kundërshtarit Aidos Yerbossynuly

Ndeshja e boksit mes kubanezit David Morrel dhe kazakut Aidos Jerbosinuli, e vlefshme për titullin WBA në kategorinë super të mesme, pati një përfundim dramatik e solli shumë polemika.

Në raundin e dymbëdhjetë, boksieri kazak u rrëzua në tapet dhe humbi ndjenjat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Arbitri u detyrua që ta pezullonte duelin për shkak të gjendjes së sportistit.

Ndaj tij u dha menjëherë ndihma mjekësore, ndërsa u dërgua në spital për një mjekim më të specializuar.

Doktorët thanë se gjendja e kazakut ishte e rëndë dhe ai u fut në sallën e operacionit.

Si pasojë e goditjeve të marra, Jerbo-sinuli, kishte pësuar hemoragji në tru, dhe u vendos në reanimacion.

Por boksieri rival, Moriel ka marrë kritika të shumta. Publiku nuk aprovoi sjelljen e tij brutale.

Edhe pse ai e vuri re gjendjen e kundrshtarit, në fillim e talli atë, duke imituar gjestin e gjumit.

Më pas, e goditi shumë fort me të djathtën, duke e hedhur në Nok Daun.

Me kazakun e shtrirë, ai festoi si Krsitiano Ronaldo, veprim që publikut nuk i pëlqeu aspak.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share