Brukseli miraton progres raportet për Serbinë dhe Kosovën

PE i kërkon Beogradit vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian miratoi tekstin e raportit për Serbinë me 50 vota pro dhe 5 vota kundër raport progresin për Kosovën dhe atë për Serbinë. Beogradi ka marrë kritika për hezitimin në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë ndërsa për Kosovën është përsëritur mbështetja për liberalizimin e vizave.

Në raportin për Serbinë thuhet se sanksionet kundër Rusisë jane një element kyç që do të përcaktojë përparimin e përgjithshëm të vendit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në tekstin e raportit thuhet se “Serbia dhe Kosova pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në njohjen reciproke“, që është hera e parë që njohja reciproke përmendet në një dokument zyrtar të institucionit të BE-së si një zgjidhje e nevojshme për dialogun Beograd-Prishtinë.

BE u ka kujtuar te dy shteteve se një perspektivë e besueshme e zgjerimit kërkon angazhimin e nevojshëm në reformat dhe përkushtimin ndaj standardeve dhe vlerave europiane. Pas votimit në Komisionin për Politikë të Jashtme, raporti për Serbinë do të jetë në votim përfundimtar plenar të Parlamentit Europian në fillim të Korrikut.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share