Bruksel: Nesër konferenca e parë ndërqeveritare RMV-BE

NGJARJA NDIQET NGA NJË NUMËR I MADH I MEDIAVE NGA RMV-ja

Nesër në Bruksel mbahet konferenca e parë ndërqeveritare RMV – BE. Sic njoftohet, Kryeministri Dimitar Kovacevski, në gjuhën maqedonase do ta lexojë deklaratën e hapjes.

Ngjarja në Bruksel, pritet të ndiqet nga një numër I madh I gazetarëve nga Maqedonia e Veriut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Menjëherë pas mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, sic ka thënë shefi I diplomacisë, Bujar Osmani, do të nis procesi I skriningut që do të zgjasë një vit e gjysmë. Pas përfundimit të skriningut parashihet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, ku duhet të kompletohet faza e hapjes së negociatave, por, mbajtja e saj është e kushtëzuar me ndryshimet kushtetuese.

Ministrat e Jashtëm të RMV-së dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gencovska dje në Sofje nënshkruan protokollin dypalësh. Sipas Osmanit, protokolli bazohet në reciprocitet, kurse të gjitha obligimet për historinë do të nisin pasi kjo të konstatohet nga Komisioni I përbashkët I përbërë nga historianët. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share