Bruksel/ BE-ja akordon 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor!

BE-ja akordon 6 miliard euro për Ballkanin Perëndimor. Bashkimi Europian jep një shtysë të fortë për konvergjencën ekonomike të vendeve tê Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

Pritshmëria që ofron ky instrument ka të bëjë me ofrimin deri në 2 miliardë euro grante dhe me 4 miliardë euro kredi për partnerët e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor.

Ky instrument plotëson instrumentin ekzistues për asistencën e para-anëtarësimit (IPA III), duke rritur ndjeshëm ndihmën financiare për partnerët në rajon.

Kjo ndihmë financiare jepet për ndërmarrjen e reformave të lidhura me procesin e integrimit në BE, kryesisht me forcimin e shtetit ligjor, stimulimin e konvergjencës ekonomike me BE-në bazuar në agjenda ambicioze të vendeve të rajonit, si dhe forcimin e transparencës dhe monitorimit.

Kjo ndihmë pritet gjithashtu të kontribuojë në promovovimin për përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vlerat, ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së me synimin për anëtarësimin e ardhshëm në BE.

Marrëveshja e përkohshme tani do të duhet të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti me synimin që të miratohet zyrtarisht nga të dy institucionet pas rishikimit ligjor dhe gjuhësor” – Erisa Zykaj – Bruksel.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share