Brnabiq sulmon ShBA-të, BE-në dhe OSBE-në për zgjedhjet në veri

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka sulmuar ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Bashkimin Europian dhe OSBE-në për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës, rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale që po mbahen në katër komunat veriore.

Ajo ka kritikuar edhe Kosovën për mos-formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Kujtoni këtë ditë. Kjo është dita kur geto e fundit evropiane legalizohet dhe legjitimohet. Këto janë imazhet që me të vërtetë përshkruajnë “sundimin e ligjit” dhe kuptimin e vërtetë të “zgjedhjeve demokratike” në Kosovë të mbështetura nga BE-ja dhe QUINT-i”, shkroi ajo e nervozuar në Twitter.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Kushtojini vëmendje OSBE dhe sigurohuni që t’ua rekomandoni këtë të tjerëve si shembullin më të mirë: mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë të përkohshëm nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të forcave të armatosura. Zgjedhjet – të lira dhe të ndershme, me forca të armatosura dhe mjete të blinduara! Kjo është Evropa, në shekullin e 21-të”, ishte kritika e saj karshi ndërkombëtarëve.

“Kjo tashmë bëhet një normë e re demokratike, e prezantuar dhe e mbështetur nga krijuesit e “Republikës së Kosovës”. Në fund të kësaj sharade, këto lloj zgjedhjesh, në këto kushte, konsiderohen normale nga hipokritët që ushqenin atë lloj “republike””, tha ajo.

“Të njëjtat që ndërmjetësuan dhe garantuan, 10 vjet më parë, Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata nuk kishin planifikuar kurrë ta zbatonin. Ndjehu krenar! Festoni sot arritjet tuaja. Largohu në lavdinë e asaj që ke krijuar”. /EO

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share