Bërnabiq: Interesi i Serbisë, paqja dhe stabiliteti

Ana Bërnabiq, kryeministrja e Serbisë, po zhvillon këtë të hënë një vizitë në Kosovë. Kjo në fakt është vizita e parë e Brnabiç, që kur është zgjedhur në krye të ekzekutivit serb në vitin 2017.

Fillimisht Brnabiç vizitoi Mitrovicën e Veriut dhe tha nga aty se dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandër Vuçiç, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet aty “në një moment kaq të vështirë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti”, tha Brnabiç.

Kryeministrja e Serbisë u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë. Disa prej tyre mbanin pankarta si: “Derisa kemi Vuçiç dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”.

Pritet që Brnabiç të qëndrojë vetëm ditën e sotme në Kosovë. Brnabiç do të qëndrojë në komunat në veri, pra Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç. Ajo viziton vetëm zonat ku popullata është me shumicë serbe./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share