Britania nuk do të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem

Qeveria e re britanike ka deklaruar se kjo do të ndodhë vetëm pas një marrëveshjeje paqeje midis Izraelit dhe palestinezeve

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka hequr dorë nga ideja e paraardhësit të tij, Liz Truss, që Britania e Madhe të ndiqte Shtetet e Bashkuara dhe të zhvendoste ambasadën në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

Truss, ndërsa ishte kryeministre, ndërmori një plan nëse Britania duhet të ndjekë shembullin e administratës së Trumpit në zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi. BBC raporton se qeveria e re birtanike e ka hedhur poshtë një gjë të tillë dhe nuk ka asnjë plan për të zhvendosur ambasadën britanike.

Kjo deklaratë është mirëpritur nga misioni palestinez në Britaninë e Madhe. Truss i kishte thënë kryeministrit izraelit Yair Lapid, se po bën një shqyrtim, kur dyshja u takuan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York.

Nëse një veprim i tillë do të zbatohej atëherë do të cilësohej një “shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar”. Hapja e ambasadës amerikane në Jerusalem në vitin 2018 u prit me zemërim në të gjithë botën arabe.

Mbretëria e Bashkuar – si shumica e vendeve të tjera e ka mbajtur ambasadën e saj në Tel Aviv, në vend të Jeruzalemit, duke u shprehur se ajo do ta zhvendoste vetëm pas një marrëveshjeje përfundimtare të paqes midis Izraelit dhe palestinezëve. Hondurasi, Guatemala dhe Kosova kanë ndjekur SHBA-në në zhvendosjen e ambasadave të tyre nga Tel Avivi në Jerusalem

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të mprehta në konfliktin dhjetëvjeçar izraelito-palestinez. Izraeli e sheh të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij të përjetshëm dhe të pandarë, ndërsa palestinezët pretendojnë pjesën lindore si kryeqytetin e shtetit të tyre.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share