Britania e Madhe armatime me uranium për Ukrainën

Britania e Madhe do të furnizojë Ukrainën me municione antitank me potencial të lartë dhe me uranium. E ka thënë zv/ministrja e Mbrojtjes e qeverisë britanike të Rishi Sunak, Baronesha Annabel Goldie.

I menjëhershëm dhe i shumëfishtë ka qenë reagimi i Moskës. Presidenti Putin në përfundim të bisedimeve me homologun kinez Xi Jinping tha se Rusia do të kundërreagojë sepse Perëndimi po nis të përdorë armë me elemente atomike.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov kalon në kërcënime të hapura duke thënë se nëse Britania do ta furnizojë Ukrainën me këto lloj armatimesh, ateherë Londra do ketë pasoja të rënda.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por më i ashpër ka qenë reagimi i ministrit rus të Mbrojtjes, që ka thënë se pas daklaratave britanike, përplasja bërthamore është shumë pranë.

Ndërkohë që sipas New York Times që nga nisja e agresionit në 24 Shkurt 2022, Kina i ka shitur Rusisë, dronë me një vlerë prej 12 mln USD.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share