Kryeministri Rishi Sunak u shpreh optimist pas takimit me Macron për të ndalur kalimet dhe trafikimin e qenieve ne La Mansh
Gjatë një takimi në Samitin për Klimën në Egjipt, kryeministri britanik Rishi Sunak ka ripërsëritur thirrjen e tij për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e qënieve njërëzore të cilët kalojnë në Kanalin e La Manshit.
Kryeministri u zotua se do të “kapë kontrollin e kësaj situate” dhe premtoi detaje rreth përparimit të bisedimeve “në javët e ardhshme”, teksa shpreson të bëjë një njoftim të madh përpara Krishtlindjeve.
Burimet e Doëning Street thanë se bisedimet nuk ishin menduar kurrë të kishin një përparim. Sunak gjatë takimit me presidentin francez u shpreh se optimizmi është i madh për të ndaluar njerëzit që të vijnë ilegalisht.
“Ne të gjithë duam që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por ajo mbetet një çështje komplekse. Ka një sërë gjërash që duhet të bëjmë. Unë në fakt kam shumë optimizëm për të ndalur emigracionin e paligjshëm duke punuar së bashku me partnerët tanë evropianë, ne mund të bëjmë një ndryshim, të kapërcejmë këtë sfidë të vështirë”, është shprehut Rishi Sunak.
Ky është ndër takimet e para të kryeministrit britanik me një udhëheqës të huaj që nga fillimi i kryeministrisë së tij dy javë më parë. Ai tha se ishte e shkëlqyer të takosh presidentin francez dhe ripohoi besimin e tij se vendet e tjera do të ishin në gjendje të kapin kontrollin e kësaj situate. Pothuajse 40,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanaline La Manshit në mesin e të cilëve janë edhe shqiptarë të cilët përbëjnë një numër të konsiderueshëm.
Sunak gjithashtu përmendi vendosjen e oficerëve francezë që patrullojnë plazhet dhe oficerë të Forcave Kufitare në Francë që do të ndalojë varkat. Një marrëveshje me vlerë 55 milion Paund u nënshkrua me Francën në korrik 2021 për të ndihmuar në financimin e policisë për të patrulluar plazhet franceze dhe negociatat me Macron ka të ngjarë të forcojnë marrëveshjen aktuale.
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, vetë e pranoi javën e kaluar se sistemi i azilit po kalon drejt kolapsit. Java e kaluar qeveria publikoi të dhënat 1,766 emigrantë kishin mbërritur në vend me 41 varka.
Klan News