BRENDA NATËS RRITEN CMIMET E PRODUKTEVE USHQIMORE DHE DERIVATEVE TË NAFTËS
PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA
Për të blerë një pjesë të produkteve bazë do t’ju duhen së paku 500 denarë apo 8.11 euro. Produktet bazë ushqimore më nuk shiten me zero për qind TVSH. Buka, mielli tip 400, vaji i lulediellit për gatim, qumështi, orizi dhe vezët po shiten me 5% TVSH. Shitoret veçmë kanë rritur çmimet e produkteve. Rabije Ismali kishte ardhur për të blerë gjësende në market por është shokuar nga çmimet e reja, raporton KlanMacedonia.
RABIJE ISMAILI QYTETARE
“Po janë shtrenjtuar, ja kam blerë por patjetër e kemi të blejmë. Çfarë të bëjmë me pension prej 1500 denarë.
A ju dalin të hollat?
T’ju tregoj të drejtën vetëm shpirti e di. Ja çfarë mora për këto sende më shkoj pensioni.
Qytetarët thonë se menzi mbulojnë muajin por se kanë patjetër për t’i blerë gjësendet kryesore.
“Unë bukë bleva, më para ishte 32 tash është 40 denarë. Patjetër e kemi të blejm ushqim. Do të shkurtojmë në veshje dhe pije ndërsa do të blejmë ushqim i cili është i nevojshëm”.
“Duhet t’i heqin ato harxhime. Por shtetin ashtu e kemi. Patjetër e kemi të jetojmë disi duhet të kalojmë”.
Nga mesnata me çmim të rri shiten edhe karburantet. E për këtë qytetarët vërshuan mbrëmë pompat e benzinës.
Kolona të gjata veturash prisnin me orë të tëra për të kapur çmimin më të ulët.
Si pjesë e 26 masave antikrizë ishte edhe ulja e akcizave dhe TVSH-së nga 18% në 10% për energjensat.
Çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe Dizelit është rritur për 9 denarë, kurse I EUROSUPER BS-98, për 9.5 denarë. Për 8.5 denarë është ngritur cmimi I vajit për amvisëri.
Sipas cmimeve të reja, EUROSUPER BS-95 shitet për 104 denarë apo 1.69 euro, EUROSUPER BS-98 për 106.5 denarë apo 1.73 euro, Dizeli për 95 denarë apo 1.54 euro, kurse vaji ekstra I lehtë për amvisëritë – 93 denarë apo 1.51 euro.
Masat antikrizë, Qeveria i ka vendosur në mars me qëllim të zbutjes së pasojave nga kriza energjetike dhe mbrojtja e standardit të qytetarëve. Nga Qeveria dje nuk informuar nëse në seancën e djeshme është biseduar për vazhdimin e masave antikrizë. Nga opozita, paralajmëruan se do të parashtrojë ligj, me të cilin do të propozojnë që produktet ushqimore të lirohen nga TVSH-ja deri në fund të vitit, ndërsa TVSH-ja e karburanteve të jetë pesë për qind. /KlanMacedonia/