Brazili shkarkon Diniz

Federata Braziliane e Futbollit është në kërkim të një trajneri të përhershëm

Federata Braziliane e Futbollit ka shkarkuar nga detyra trajnerin e përkohshëm të Brazilit, Fernando Diniz. Institucioni brazilian i futbollit tha në një deklaratë se presidenti Ednaldo Rodrigues informoi 49-vjeçarin se dëshironte të “përparonte në procesin e zgjedhjes së një trajneri të përhershëm”.

Vendimi i federatës braziliane erdhi pak ditë pasi Karlo Ançeloti që shikohej si njeriu që do të ulej në stol, vendosi të rinovonte me Real Madridin deri në 2026.

Diniz u ul në stol në Korrik, ku firmosi një kontratë 1-vjeçare. Në 6 takime në kualifikueset e Kupës së Botës, verdhejeshilët fituan 1 herë e barazuan 1 herë. Ndërsa drejtoi verdhejeshilët, ai udhëhoqi Fluminenses drejt fitimit të Copa Libertadores në Nëntor.

Rodrigues ka vendosur që të emërojë një trajner të përhershëm, pasi Gjykata e Lartë e Brazilit vendosi që ai dhe zëvendësit e tij të riktheheshin në detyrë.

Kandidati kryesor për t’u ulur në stol është tekniku i Sao Paolos, Dorival Junior, me Rodrigues që ka pasur kontakt me presidentin e São Paulo, Julio Casares sipas mediave braziliane.

Klubi brazilian nuk preferon që ta lërë teknikun e vet të lirë dhe i ka kërkuar Federatës që të paguajë 920 mijë Dollarë për prishjen e kotnratës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share