Brazil: Një person sulmon me sëpatë fëmijët në një çerdhe, të paktën katër të vdekur

Të paktën katër fëmijë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, kur një 25-vjeçar sulmoi një fëmijët në një objekt parashkollor në shtetin jugor të Brazilit, Santa Catarina.

Policia tha se personi përgjegjës për sulmin ishte arrestuar, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Spitali Santo Antônio në qytetin e Blumenau tha se katër fëmijët e tjerë të plagosur të moshës zero deri në dy vjeç ishin nën kujdesin mjekësor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas mediave lokale, një 25-vjeçar ka kapërcyer murin e çerdhes dhe ka sulmuar fëmijët me sëpatë.

Rreth 40 fëmijë ndodheshin brenda kopshtit kur ndodhi sulmi. /Klankosova.tv

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share