Botërori i atletikës/ Amerikani Lyles fitoi të artën në 100 m, Cheptegei triumfon për herë të tretë radhazi në 10 000 m

Atleti i SHBA Noah Luls fitoi garën e 100 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës që po zhvillohet në Budapest.

Dy herë kampioni i botës në 200 metra, realizoi kohën 9.83, me e mira e tij, duke barazuar kohën më të shpejtë të këtij sezoni në ateltikë.

Atleti nga Botsvana Letsile Tebogo realizoi kohën 9.88 për medaljen e argjendtë, kurse britaniku Zharnel Huxhs mori medaljen e bronxtë.

Xhoshua Çepte-gei nga Uganda ishte i pakapshëm në xhiron e fundit e kjo i dha mundësinë që të fitonte botërorin për herë të tretë radhazi në garën e 10 mijë metrave.

Mbajtësi i rekordeve botërore në disiplinat 5000 m dhe 10,000 e realizoi xhiron e fundit në 53 sekonda, ndërsa e mbylli garën me kohën 27:51.42.

Keniani Daniel Simiu Ebenio mori medaljen e argjendtë, kurse etiopiani Selemon Barega të bronztën.

Serbja Ivana Vuleta fitoi të artën në kërcim së gjati me 7.14 metra, ndërsa amerikania Tara Davis-Ëoodhall të argjendën, e Alina Rotaru-Kottmann nga Rumanaia medaljen e bronxtë.

Britanikja Katarina Johnson-Thompson mori medaljen e artë në heptatlon duke lënë pas dëmtimin në thembrën e Akilit.

Kanadezi Ethan Katz-berg fitoi medaljen e artë në hedhjen e çekiçit në distancën 81.25 metra.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share