Trajneri Regragui u emërua pak muaj para
Maroku bëhet përfaqësuesja e parë nga Afrika që mbërrin në gjysmëfinalet e Botërorit, madje për këtë skuadër ishte sukses edhe pjesëmarrja në çerekfinale, pasi më parë kishte shkuar deri në fazën e 1/8.
Ekipi maroken kaloi në një grup ku favoritë për të shkuar më tej ishin Belgjika dhe Kroacia dhe pa humbur asnjë sfidë. Në ndeshjet me eliminim direkt mundi Spanjën dhe Portugalinë.
Të drejtuar nga Walid Regragui, 45-vjeçari i cili kishte përvojë me klube në vendlindje dhe Katar, ku shpalli kampion të Afrikës marokenët e Wydad Casablanca.
Regragui bëri historinë, pasi përgatiti një ekip në pak kohë. Ai e mori përfaqësuesen e Marokut në fund të muajit Gusht, pas shkarkimit të një trajneri me përvojë si boshnjaku Vahid Halilhodzic.
70-vjeçari u largua për mosmarrëveshje me Presidentin e Federatës për mënyrën se si duhet të shkonte përpara ekipi. Kjo arritje është një shpagim për Regragui, i cili si futbollist nuk ka luajtur në finalet e Kupës së Botës.
Me një pjesë të lojtarëve të lindur dhe të formuar jashtë vendit ndërtoi një skuadër të sigurt në mbrojtje dhe efektive në sulm.
Vetëm një autogol, ndaj Kanadasë, që gjithsesi u mbyll me fitore. Sfida me Francën që kaloi Anglinë do të jetë një provë e vështirë, por deri më tani Maroku ka treguar se mund të përballet me çdo kundërshtar.
Tv Klan