Argjentinasit të ngrejnë trofeun pas 36 vitesh
Francezët nuk duan ta lëshojnë trofeun e fituar 4 vite më parë në Rusi dhe do të bëjnë maksimumin në finalen me Argjentinën që do të luhet të dielën në Lusial.
Nga ana tjetër skuadra amerikanojugore mbështetet te Messi për të fituar Botërorin pas 36 vitesh pritje. Prej atij suksesi argjentinasit dështuan në 1990 dhe 2014 në të dy rastet nga Gjermania që në këtë edicion u eliminua që në fazën e grupeve.
Te Argjentina, mbështesin shpresat edhe te tifozët që janë aq të shumtë në Katar aq sa një pjesë do ta presin me padurim rezultatin në fan zone e ngritura nga orgzanizatorët. Një ditë para sfidës finales së Botërorit alarmi te Franca për shkak të gripit duket se po shuhet.
Mbrojtësit Ibrahima Konate e Rapahel Varane janë stërvitur rregullisht me grupin, po ashtu edhe sulmuesi Kingsley Coman. Finalja mes Argjentinës dhe Francës do të luhet luhet të dielën në orën 16:00.
Tv Klan