Bota reagon për vdekjen e Mikhail Gorbachev

LIDERËT MË TË MËDHENJ POLITIKË VLERËSOJNË FIGURËN E KREUT TË BASHKIMIT SOVJKETIK

Liderët më të mëdhenj të politikës ndërkombëtare kanë reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të ish-udhëheqësit rus Mikhail Gorbaçov duke ngritur lart figurën e tij dhe vlerësuar punën e bërë.

Pas vdekjes së Mikhail Gorbaçovit politikanë të nivelit të lartë nga e gjithë bota kanë vlerësuar nobelistin e Paqes dhe kreun e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres  u shpreh “thellësisht i prekur” për lajmin e ndarjes nga jeta të 91-vjecarit duke e vlerësuar atë si një “burrë shteti unikal” që ka ndryshuar rrjedhën e historisë. “Ai ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër për dhënien fund të Luftës së Ftohtë”, u shpreh Guterres.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden e cilësoi Gorbaçovin si politikan me “horizont të jashtëzakonshëm”.Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen po ashtu  ngriti lart veçanërisht rolin e Gorbaçovit për Europën. Ajo e vlerësoi Gorbaçovin si një lider të besueshëm dhe të respektuar.

“Ai hapi rrugën për një Europë të lirë. Këtë trashëgimi ne nuk do ta harrojmë kurrë.“shkroi ajo në një postim në tëitter. Ndërsa presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel e vlerësoi Gorbaçovin si luftëtar për paqen dhe i shprehu ngushëllimet familjes, miqve .

Kryeministri në largim Boris Johnson iu referua luftës që nisi Vladimir Putin në Ukrainë duke thënë se në kohë të tilla angazhimi i palodhur i Gorbaçovit për hapjen e shoqërisë sovjetike është një shembull për të gjithë.

Edhe Rusia reagoi për vdekjen e tij përmes zëdhënësit të saj .

“Ai sinqerisht donte të besonte se Lufta e Ftohtë do të përfundonte dhe se ajo do të sillte një periudhë romantike të përjetshme midis një Bashkimi të ri Sovjetik dhe botës, Perëndimit.Ky romantizëm nuk justifikohej. Nuk kishte periudhë romantike, muaji i mjaltit nuk funksionoi dhe gjakmarrja e kundërshtarëve tanë u shfaq. Është mirë që e kuptuam në kohë “deklaroi Dmitry Peskov-zëdhenesi I Kremlinit

Gorbachev do të varroset në Moskë pranë gruas së tij, Raisa, e cila ndërroi jetë në vitin 1999./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share