Bota reagon për tërmetin në rajonin Turko-Sirian

VENDET EVROPIANE KANE OFRUAR MBESHTETJE PER ANKARANE

Një sërë vendesh evropiane dhe jo vetëm kanë ofruar ndihmë për Turqinë pas tërmetit shkatërrues.Liderët botërorë kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Qeveritë e huaja dhe organizatat ndërkombëtare janë përgjigjur me një  ndihmë të menjëhershme pas tërmetit me magnitudë 7.7 ballë që goditi Turqinë qendrore dhe Sirinë veriperëndimore

Bashkimi Europian shprehu angazhimin për të ofruar ndihmë përmes përfaqësuesit të lartë Josep Borrell i cili shkruan se tashmë është aktivizuar mekanizmi për mbrojtjen civile, i cili do të dërgojë qindra ekipe kërkim-shpëtimi.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se mbetet në kontakt të ngushtë me presidentin Rexhep Taip Erdoan ndërsa po punohet me  vende aletate për të ofruar mbështetje.

Ndonëse tashmë prej një viti në luftë, presidentët  Volodimir Zelensky dhe  Vladimir Putin iu shprehën ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shprehën gatishmërinë për të dërguar të gjitha mjetet e nevojshme.

Ministria ruse e emergjencave ka bërë me dije se një ekip me 100 shpëtimtarë janë  gati të fluturojnë  drejt Turqisë nëse kërkohet një gjë e tillë.

“Jemi pranë popullit turk në këto momente të vështira. Gati të ofrojmë asistencën e nevojshme për kalimin e kësaj fatkeqësie”, shkruan Zelensky.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kanë bërë me dije se të gjitha autoritetet janë udhëzuar të bëjnë përgatitje të menjëhershme për të ofruar ndihmë mjekësore.

Edhe kryeministri grek Kyrikos Mitsotakis shprehu ngushëllime dhe mbështetje për Turqinë në një postim në rrjetet sociale, duke thënë se Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share