Bota e papërgatitur për katastrofat klimatike, çfarë paralajmërojnë shkencëtarët

Që nga përmbytjet vdekjeprurëse në Kaliforni, e deri tek zjarret shkatërrimtare në Kili… Shkencëtarët thonë se bota nuk është e përgatitur nga katastrofat klimatike që po godasin më shpesh teksa ngrohja globale e nxitur nga njerëzit vazhdon të thyejë rekorde.

Viti i kaluar ishte më i nxehti në histori, por po ashtu, edhe ky Janar që lamë pas është më i ngrohti ndonjëherë. Shumë rajone në hemisferën e veriut janë përfshirë nga valët e nxehtësisë që do të jenë akoma më normale në Qershor. Shkencëtarët janë të shokuar nga nxehtësia e zgjatur në kohë dhe më e fortë në sipërfaqen e oqeaneve.

Ata thonë se i nxehti ekstrem është më së shumti rezultat i aktivitetit të njerëzve si djegia e karburanteve, qymyrit dhe prerja e pyjeve. Kësaj, shtuar edhe faktorëve natyralë, në veçanti El Nino, një fenomen i lidhur me ngrohjen në oqeanin Paqësor që nisi vitin e kaluar dhe pritet që së paku të vazhdojë deri në Pranverë.

Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike në SHBA, ky vit ka një në tre mundësi për të qenë edhe më i nxehtë se viti i kaluar. Sa më e lartë temperatura botërore, aq më i lartë është edhe rreziku për zjarre dhe përmbytje. Vetëm këtë muaj, kemi pasur dy fatkeqësi që lidhen me katastrofat klimatike.

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, deklaroi dy ditë zie kombëtare pasi vendi u përball me zjarret më vdekjeprurëse që i morën jetën 120 njerëzve në rajonin e Valparaiso. Kjo vjen pas një dekade të gjatë me thatësira në zonë dhe një zhvendosje të diversivitetit pyjor të cilat e bëjnë më të cënueshme ndaj zjarreve.

Në SHBA, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli një gjendje emergjence pasi një lum doli nga shtrati si pasojë e mbingarkesës nga Oqeani Paqësor, duke vrarë të paktën tre njerëz.

Duhen studime për të përcaktuar qartë ndikimin nëse këto fatkeqësi u shkaktuan si pasojë e ndikimit të njerëzve mbi klimën. Megjithatë duket se ato janë në një linjë me një trend më të gjerë drejt rritjes së këtyre ndikimeve të rënda.

“Të nxitura nga moti dhe klima ekstreme, frekuenca e katastrofave të lidhura me klimën janë rritur ndjeshëm vitet e fundit”, tha Raul Cordero, një profesor klime në Universitetin e Groningenit dhe në Universitetin e Santiagos.

“Në disa rajone në botë, po përballemi me katastrofa të nxitura nga klima për të cilat nuk jemi përgatitur dhe vështirë se do të mund të jemi në gjendje të plotë të përshtatemi me to”, tha ai.

Richard Betts, përfaqësues i qendrës për klimën në Mbretërinë e Bashkuar, tha se shumë ekstremitete, duke përfshirë valët më të gjata të nxehtësisë, shirat e rrëmbyeshëm, thatësirat e forta dhe zjarret po bëhen më të rënda për shkak të ndryshimit të klimës shkaktuar nga njerëzit.

“Ne ende mund të kufizojmë shkallën në të cilën ekstremet përkeqësohen nëse reduktojmë urgjentisht emetimet e gazeve serrë në zero, por me emetimet globale ende në rritje është ende e vështirë të mos shqetësohemi gjithnjë e më shumë se si do të përballemi me atë që po vjen. Që tani ne duhet të përshtatemi me ndryshimet që kemi shkaktuar dhe përshtatja do të bëhet gjithnjë e më e vështirë sa më gjatë ta lemë atë tek reduktimi i emetimeve”, tha ai.

Shqetësim kryesor është ajo që po ndodh në oqeane, të cilët mbulojnë 71% të planetit dhe thithin shumicën e nxehtësisë së tepërt nga ngrohja globale. Në një artikull të publikuar në një gazetë muajin e shkuar, një grup shkencëtarët paralajmëruan se temperaturat e sipërfaqes së detit vitin e kaluar ishin “jashtë tabelës”, me implikime të tmerrshme për rregullimin e atmosferës dhe intensitetin e stuhive.

“Oqeanet e ngrohta shtojnë qarkullimin atmosferik dhe lidhet me ngjarjet ekstreme. Temperaturat rekord të vëzhguara në vitin 2023 nuk kanë kaluar. Planeti nuk është freskuar”, tha Francisco Eliseu Aquino, drejtori i Qendrës për Klimën në Brazil.

Ndërsa shkencëtarja që monitoron satelitin Copernicus në BE, Francesca Guglielmo, tha se 2024-a ka nisur siç përfundoi 2023 –shi me temperatura të jashtëzakonshme dhe ngjarje ekstreme. Sipas saj, ka shumë mundësi që 2024-a të vendosë rekorde të tjera sa i përket temperaturave botërore duke kaluar 1.5 gradë mbi nivelet e pas-industrializimit për herë të parë.

Guglielmo tha se shkencëtarët tani po shqyrtojnë rreziqe që kishin qenë të pamendueshme më parë.

“2023-shi ka thyer kaq shumë rekorde saqë janë hedhur një sërë hipotezash të reja, duke përfshirë nisjen e një faze të re në shkallën e ngrohjes globale. Këto hipoteza nuk ishin aq të përhapura një vit më parë”, tha ajo.

Shkrim nga The Guardian

Përshtati në shqip Tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share