Beteja e fundit e Faruk Ozer ishte në Gjykatën e Lartë. E pasi e humbi, hapi i radhës është pikërisht ekstradimi drejt Turqisë, aty ku akuzohet për mashtrimin e rreth 400 mijë personave. I njohur ndryshe si bosi i kriptomonedhave, Klan News raporton se Ozer është ekstraduar këtë të enjte drejt vendlindjes.
Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tij për të mos u ekstraduar.
Faruk Fatih Ozer ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”. Ai akuzohet në Turqi për krijimin e një skeme mashtrimi nëpërmjet shitjes së monedhave virtuale.
Faruk Ozer dyshohet se kur u arratis nga vendi i tij, kishte me vete një server ku mbahen 108 milionë dollarë në formë kriptomonedhash. Ai është arratisur prej muajit prill të vitit 2021 nga shteti turk.
29-vjeçari iu fsheh drejtësisë turke duke qëndruar në Shqipëri deri në 30 Gusht kur u arrestua në Himarë./tvklan.al