Nada Rudan: E kaloj kohën e lirë duke pikturuar
Nada Rudan ndihet më e qetë kur pikturon, një talent që e zbuloi në moshën 87-vjeçare dhe që kulmoi me një ekspozitë për të shënuar ditëlindjen e saj të 100-të.
“Ditëlindjen time të njëqindtë, e kam festuar në det. Ishte vërtet një ngjarje e madhe për mua. Para kësaj, kisha një ekspozitë që nuk e doja ta bëja, por fëmijët e mi këmbëngulën. Unë isha kundër. Unë nuk jam artiste, u thashë: Fëmijë, mos më turpëroni”.
Rudan thotë se filloi të pikturonte vonë për të kaluar kohën e lirë dhe tani ajo pikturon tre orë në mëngjes dhe dy orë pasdite, kur është në shtëpi.
Unë e kaloj kohën time kështu. Më çlodh. Njerëzit thonë “Oh, jam shumë e mërzitur!”. Unë nuk jam mërzitur kurrë në jetën time.
Nëna e dy fëmijëve, thotë për agjencinë e lajmeve Reuters se është e frymëzuar nga natyra dhe udhëtimet e saj nëpër botë.
Gjatë 10 viteve të fundit, kam qenë në Meksikë, Himalaje, Hawaii. Uau ishte e veçantë, pastaj Praga, Shën Petersburg, dhe Hollywood i pabesueshëm.
Në shtëpinë e saj të madhe në qendër të Sarajevës, e rrethuar nga 200 piktura ajo thotë se është shumë krenare që e gjithë familja e saj, miqtë dhe fqinjët erdhën në ekspozitën e saj.
Klan News