Adeyemi lojtari më i shpejtë në Bundesliga
Me një paraqitje të jashtëzakonshme Borussia Dotrmund fitoi 5-1 ndaj Freiburgut. Shënuesi i golit të dytë të Dortmund ishte Karim Adeyemi me goditjen e parë drejt portës.
Ky ishte goli i tij i dytë për në bundesliga. Adeyemi i cili më parë ka luajtur në Austri, në këtë ndeshje vendosi një rekord të ri shpejtësie, me 36.7 km/h si asnjë futbollist tjetër në historinë e Bundesliga.
Me fitoren e 4 radhazi, Borussia u ngjit në vendin e tretë të renditjes, vetëm dy pikë larg kryesimit dhe në të katërtën ndeshje radhazi në shtëpi shënojnë mbi tre gola. Ky është fillimi më i mirë i kampionatit në 10-vjeçarin e fundit pas pushimeve të dimrit.
Statistikat janë mbresëlënëse dhe nuk përfundojnë këtu. 92% e pasimeve ishin të sakta
Lojtari mkë i mirë për këtë ekip mund të konsiderohet Raphael Guerreiro, me tre asist në një ndeshje për herë të parë në karrierën e tij në Bundesligë.
Giovanni Reyna shënoi një gol për të tretën ndeshje radhazi.
Julian Brandt golashënuesi nga distanca shënoi me një goditje rraketë për herë të dytë këtë sezon. Ai ishte lojtari më i fortë i Dortmund më 10.9 km vrapim gjatë lojës.
Dortmundi synon trofeun e kampionit të cilin e ka fituar për herë të fundit në 2012.
Tv Klan