“ÇËSHTJET DYPALËSHE NUK DUHET TË JENË OBLIGATIVE DHE NUK DO TA PËRCAKTOJNË PROCESIN E ADERIMIT”
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borrell, vlerëson se nuk ka pengesa për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, pwrcjell KlanM mediat e Bullgarisë.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut po shënon progress të mirë dhe nga ana evropiane s`ka asgjë që do ta bllokonte aderimin e saj në BE, por gjatë këtij procesi do të respektohen parimet dhe standardet evropiane.
“Për këtë është e domosdoshme bashkëpunimi i mirë, kurse bashkëpunimi rajonal mbetet elementi thelbësor, njëjtë sikurse stabilizimi për t`u zbatuar procesi aderues. Por, çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë obligative dhe nuk do ta përcaktojnë procesin e aderimit” – tha Zhozep Borrell, shefi i diplomacisë së BE-së.
Këto komente, sic njofton KlanM, përfaqësuesi i lartë I BE-së, i bëri duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të BE-së nëse deri në Nëntor, Maqedonia e Veriut nuk i fut Bullgarët në Kushtetutë.
Futja e Bullgarëve në Kushtetutë është kushti i vënë nga Sofja që të pajtohet me kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/