Borrell rinovon apelin ndaj Serbisë: Aprovoni sanksionet e BE-së, kapni momentin unik për anêtarësim në BE

Dy janë mesazhet kryesore që janë përçuar gjatë drekës së punës që shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell Fontelles ka zhvilluar me ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perêndimor, të artikuluara gjatë konferencês për shtyp. Sê pari, Borrel është ndalur te influenca e Rusisë për të nxjerrë nga shinat e integrimit europian vendet e Ballkanit Perëndimor. Borrel u shpreh, se nê takim ështê folur për vendet e rajonit që kanë njehsuar tërêsisht politikên e tyre të jashtme me atë të Bashkimit Europian. Por Borrell ka veçuar qartazi Serbinë si një shtet të rajonit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

“Ne kemi folur edhe për vendet që nuk e kanë njehsuar ende ose fare politikën e tyre të jashtme me atë të BE-së dhe dua të përmend Serbinë. Mbajtja e lidhjeve me Rusinë nuk është në përputhje me rrugën e anëtarësimit tê Serbisë në BE. Eshtë e dëmshme për interest e saj kombëtare, por qartësisht nuk është në përputhje me rrugën e anëtarësimit të Serbisë në BE”. Borrel i ka dërguar njê mesazh tê qartë liderëve tê Serbisë, duke thënë se BE-ja do të avancojë me procesin e zgjerimit dhe se Serbia duhet të përfitojë nga ky momentum i ri ( dinamika e re) e zgjerimit tê BE-së, të krijuar nga avancimi i shpejtë i Ukrainës. “Eshtë koha për t’u njehsuar me politikën europiane dhe standartet europiane dhe për të përgatitur shoqërinë e tyre për anëtarësimin në BE. Ky është një oportunitet unik” është shprehur Borrell.

Mesazhi i dytê i përcjellur nga Borrell është se zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit dhe çtensionimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Sërish m’u desh tê shpjegoja, se të jesh anëtar I BE-së do të thotë të bashkëpunosh. Bëhet fjalë për një ushtrim të fqinjësisë së mire dhe jetesës së bashku. Për këtë zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të marrin fund. Atmosfera negative e mungesa e konstruktivitetit duhet të përmbyset” ka deklaruar Borrell.

Dreka e punës me ministrat e jashtëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor po kthehet tashmë në takime të rregullta, për të cilën Borrell u shpreh se duhen zhvilluar edhe më shpesh . Maqedonia e Veriut është përfaqësuar nga ministri i punëve tê jashtme, Bujar Osmani.

Erisa Zykaj – TvKlan, Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share