Borrell pas sulmeve të reja mbi Ukrainë: Rusia do të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës

Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmeve të reja të Rusisë mbi qytetet ukrainase.

Borrell tha se Rusia e filloi vitin e ri duke gjuajtur mbi 100 raketa dhe dronë në Kiev, Kharkiv e qytete tjera, duke shenjëstruar, sipas tij, civilët dhe duke shkatërruar gjithçka.

“Rusia do të mbahet përgjegjëse për krimet e saj të luftës. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, shkroi Borrell, transmeton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Si pasojë e sulmeve ruse, afro 50 persona kanë mbetur të vrarë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share