Borrell: Marrëveshja për personat e zhdukur e arritur dje, hapi i parë i Ohrit

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se marrëveshja për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur që Besnik Bislimi e Petar Petkoviç arritën një ditë më parë në Bruksel, është hapi i parë i Marrëveshjes së Ohrit.

Borrell tha se kjo marrëveshje do të miratohet në nivel liderësh në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt”, është shprehur Borrell, njofton Klankosova.tv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më tej, ai tha se palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share