Borrell: Diskutova ndaras me Kurtin dhe Vuçiqin për depërshkallëzim, fatkeqësisht pa sukses

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka shkruar për përvojën e tij në konferencën e fundit të sigurisë në Mynih.

Ai në blogun e tij e ka përmendur edhe takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq, duke thënë që diskutimet për depërshkallëzim të situatës midis të dyja shteteve kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Gjatë qëndrimit tim në Mynih, bisedova po ashtu për problemet më urgjente globale dhe dypalëshe me Antonio Guterresin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Gustavo Petron, presidentin e Kolumbisë, Wang Yinë, ministrin e jashtëm të Kinës, Subrahmanyam Shankar, ministër i Jashtëm i Indisë, Hakan Fidam, ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë, Chris Van Hollen, senator amerikan”, ka shkruar Borrelli.

“Me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurtin, diskutova, në takime të ndara, se si t’i depërshkallëozjmë tensionet midis të dyja shteteve, por fatkeqësisht pa sukses”, ka vijuar ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share