Boris Johnson krahason Putin me Millosheviç

Ish-kryeministri britanik nuk beson se presidenti rus do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë një intervistë për Sky News, në të cilën e krahasoi presidentin rus Vladimir Putin me presidentin e Jugosllavisë, Slobodan Millosheviç.

Ai u shpreh se Putini bëri një gabim katastrofik kur vendosi të sulmonte Ukrainën.

“Millosheviçi mendonte që Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb. Mendoj që Putini mendon njësoj për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks”, ka thënë Johnson.

Johnson thotë se nuk beson se presidenti rus do të përdorë armë bërthamore në konfliktin me Ukrainën, pasi do të ishte çmenduri të shkaktonte një katastrofë në vendin e tij.

“Unë nuk mendoj se do ta bëjë këtë. Mendoj se do të ishte i çmendur ta bënte një gjë të tillë.”

Ish-kryeministri britanik thekson se Putin e ka llogaritur gabim luftën.

“Në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ne të gjithë lexuam esenë e tij mbi Ukrainën në verën e vitit të kaluar.Ai e ka keqkuptuar në thelb se çfarë është Ukraina. Ishte sikur të lexoja Sllobodan Millosheviçin për temën e Kosovës”, është shprehur Boris Johnson.

Ai përfundoi duke thënë se fitorja e Ukrainës mund të jetë një pikë kthese absolute për botën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share