“Borës i di shumë sekrete!”, Semi Jaupaj flet hapur në “Zemër Luana”

Mbrëmjen e sotmë në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollca një nga të ftuarat ishte këngëtarja Semi Jaupaj.

Semi këtë mbrëmje dhuroi një larmishmëri emocionesh, ajo foli për jetën e saj personale, për projektet e reja, për të kaluarën, por jo vetëm kaq. Në një sfidë me zbulimin e sekreteve të personazheve të ndryshëm, Semi duhej të tregonte një sekret ose të pinte një shots të shëmtuar.

Dy nga këto personazhe ishin Bora Zemani dhe Donald Veshaj, por doni ta dini reagimin që bëri Semi?
Edhe pse shotsat ishin me shije nga më të çuditshmet sërish këngëtarja preferoi të kthente nga një shots për të mos folur për çiftin, por për Borën e tha një gjë sekrete; që moderatores i di shumë sekrete.

Domosdo pasi tashmë të gjithë e dinë që janë shoqe të ngushta./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share