Borell del edhe me video, ”Jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka bërë të ditur për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse, thotë se është i lumtur që kanë gjetur një zgjidhje evropianë që lehtëson udhëtimin ndërmjet dy shteteve.

Borrell përmes një video në rrjetin social Twitter tha se kryeministri Kurti ka dhënë garanci për serbët e Veriut, por thotë se problemi tashmë është tek çështja e targave.

Ai ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për udhëheqjen në dialog.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet # Kosovës dhe # Serbisë, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. falenderoj@predsednikrsdhe@albinkurti për udhëheqjen e tyre, dhe nënvizojë bashkëpunimin e shkëlqyer praktik BE-SHBA”, shkroi Borrell.

https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1563570625838743553

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share