Fronti i ftohtë atmosferik i rajonit mbërriti edhe në vendin tonë dhe për një kohë të shkurtër shkaktoi rënie të ndjeshme të temperaturave, erë të fuqishme veriore, reshje të shiut por edhe të dëborës në viset më të larta kryesisht në pjesët veriperëndimore të vendit.
Temperatura më e ulët prej minus 4 gradë është shënuar në Kodrën e Diellit.
Në mëngjes reshje bore janë shënuar në Strazhë, kurse janë aktivizuar ekipet e Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”.
Edhe rajoni i Kumanovës ishte përfshirë nga reshjet e dëborës. Sic shihet nga pamjet e siguruara nga Klan M, reshjet kanë qenë mjaft intensive.
Reshje të dëborës mbrëmë ka pasur edhe në rajonin e Kosovës.
Ndryshe, fronti I ftohtë atmosferik solli reshje dëbore në rajonin e Ballkanit. Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Kosova, u përfshinë nga reshje dëbore.
Sipas metereologëve, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, në vendin tonë do të qetësohen erërat dhe gradualisht do të nis stabilizimi I motit, por gjatë natës dhe mëngjesit temperaturat do të jenë më të ulët.
Nga e marta pritet mot me më shumë diell. /tvklan.mk/