Bomgartner: Rishikimi i ndryshimeve kushtetuese i domosdoshëm për vendin

BOMGARTNER APELON QË TË INVESTOHET NË RESURSE NJERZORE

Nëse pas procesit të skriningut nuk rishikohen ndryshimet kushtetuese, kjo do të thotë se procesi i integrimeve evropiane do të ndërpritet për momentin derisa kjo situatë të ndryshojë, tha ambasadori francez në vend, Siril Bomgartner, në një intervistë javore për Radion Evropa e Lirë.

Ambasadori i Francës në vend Siril Bomgartner vlerson se sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë çështje thelbësore për BE dhe për procesin euro integrues. Sipas tij, Maqedonia e Veriut duhet të merr shembujt e rajonit për luftën kundër korrupsionit dhe veting në gjyqësor. Bomgartner apelon që të investohet në resurse njerzore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ajo që dua të them është se ka ende gjëra që duhen ndryshuar brenda sistemit. Ligjet për shembull që mund të propozohen për të arritur një efikasitet dhe transparencë më të madhe në gjyqësor, por në fund do ta them përsëri atë që thashë në fillim. Nëse ne ndryshojmë sistemin dhe procedurat, ju gjithmonë do të duhet të gjeni burime njerëzore për t’i zbatuar ato. Prandaj është shumë e rëndësishme të vihet theksi te faktori njeri.

Sa i përket negociatave me BE Bomgartner vlerson se RMV duhet të plotësoj me sukses rekomandimet dhe fazat në të cilët kalon procesi i negociatave, sipas tij, nëse ka vështirësi në momente të caktuara në zbatimin e reformave, kjo do të ketë pasoja në procesin e negociatave. Megjithatë ai vlerson se me një dialog të mirfillt politik do të arrihen rezultatet e pritshme.

Nëse pas procesit të skriningut nuk rishikohen ndryshimet kushtetuese, kjo do të thotë se procesi i integrimeve evropiane do të ndërpritet për momentin derisa kjo situatë të ndryshojë. Dhe është e vërtetë ajo që thashë. Rishikimi i Kushtetutës së Maqedonisë është një gjë e domosdoshme. Por mendoj se që kjo të ndodhë duhet një shumicë e kualifikuar prej dy të tretash dhe në situatën aktuale kjo do të thotë se edhe një pjesë e opozitës do të duhet të votojë për të arritur këtë shumicë. Kjo është arsyeja pse të gjithë aktorët politikë duhet të marrin përgjegjësi dhe ndoshta do të nevojitet dialog politik për të arritur këtë rezultat.

Bomgartner edhe pse beson në kapacitet e aktorëve politik apelon që të arrihet marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur me të vetmin qëllim siç shprehet ai, për të shmangur spiralet që do të vononin rrugën evropiane të vendit. /KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share