Episodi i dytë i Love Island Albania është i mbushur me të papritura. Arlindi djali që ka 24 orë kohë për të zgjedhur një nga vajzat e programit, për të vazhduar rrugëtimin në vilën e dashurisë, ka bërë lëvizjet e para dhe ka zgjedhur një nga vajzat e Love Island Albania për një takim.
Ai zgjodhi Iris, vajzën lozonjare nga Gjirokastra që jeton në Itali dhe ka pasion leximin dhe udhëtimet. Ajo është treguar shumë e ftohtë filimisht me ‘bombshell’, por duket se me kalimin e kohës janë ndjerë shumë mirë në praninë e njëri-tjetrin.
Arlindi: Si po kalon?
Iris: Shumë mirë.
Arlindi: Qenke shumë e prerë me përgjigjet, çfarë ke?
Iris: Duhet t’i kesh idetë e qarta me kë të flasësh, jam në karakter e prerë.
Arlindi: Ti e di çfarë do, nuk të lë shumë hapsirë i kap gjërat shumë shpejt. Nuk kam pse nxitohem, ne do të kalojmë një kohë të bukur edhe sikur mos të përshtatemi me njëri-tjetrin.
Iris: Nëse të urrej mund ta them?
Arlindi: Po.
Iris: Të urrej atëherë.
Arlindi: Unë jam shumë i respektueshëm.
Irisi: Ti je shumë i pjekur.
A zgjodhi Iris të vazhdojë rrugëtimin në vilën e dashurisë me Arlindin? Këtë do ta zbulojmë në episodin e ardhshëm në Tv Klan, në orën 18:20./ Love Island Albania