PETROVSKA: SHEMBULL PËR PARTNERITETIN TONË STRATEGJIK ME SHBA-NË
Kur në qiellin e shtetit tënd fluturojnë dy aeroplan amerikan të tipit F-35, e din që shteti juaj është vend më i sigurt për jetesë, raporton KlanMacedonia.
Pasi fluturuan mbi aeroportin e Shkupit, të dy aeroplanët ushtarak, ateruan.
Pasi u vendosën në kazermën “Strasho Pinzhur” në Petrovec, gazetarëve iu mundësua që nga afër ta shohin aeroplanin ushtarak, F-35, i cili është i dizajnuar për të dominuar në hapësirën ajrore të kundërshtarit, por edhe për të ndërmarrë sulme ajrore.
Këtë vit, do të shënohet 30 vjetori i bashkëpunimit të ngushtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Gardës kombëtare të Vermontit, e Nënkoloneli, Xhon Mekrejt theksoi se kjo marrëdhënie afatgjate e partneritetit ka vendosur themele të cilat garantojnë sigurinë tonë kolektive.
“Jemi të lumtur që jemi këtu në këtë periudhë historike kur e festoni 30 vjetorin e formimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe vingun e aviacionit. Korrikun e ardhshëm do të festojmë 30 vjet partneritet midis Maqedonisë së Veriut dhe Vermontit në kuadër të programit për partneritet shtetëror. Përvjetoret na përkujtojnë në rëndësinë e marrëdhënieve tona reciproke afatgjate” – deklaroi Xhon Mekrejt, nënkolonel i gardës kombëtare të Vermontit.
Aterimin e sotshëm në Shkup të dy aeroplanëve ushtarak F-35, Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e sheh si dëshmi për lidhjen e pandashme që ekziston midis Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve të aleancës së NATO-së.
Në periudhën e fundit të gjitha vendet anëtare të Aleancës dërgojmë mesazhe për bashkim. Sot atë bashkim dhe përkushtim ndaj sigurisë e shikojmë edhe në terren. Maqedonia e Veriut është pjesë e misionit të NATO-s për patrullim në hapësirën ajrore më shumë se një vit. Ky element i integrimit në NATO në hapësirën ajrore kombëtare për ne është një nga aktivitetet më të rëndësishme të ushtrisë në kushte të paqes”, deklaroi Petrovska pas aterimit të aeroplanëve.
Ky aeroplan ushtarak ka hyrë në përdorim në korrik të 2015-tës. Është shembull konkret për bashkëpunimin e ngushtë të anëtarëve të NATO-s, në prodhimin e pajisjeve që garantojnë sigurinë për të gjithë aleatët. Programi për prodhimin është financuar nga kryesisht nga SHBA por edhe me ndihmën e Britanisë së Madhe dhe aleatëve tjerë. /KlanMacedonia/