Bombat në 2 makina vrasin 100 persona në Somali

Shpërthimet e dy makinave brenda së cilave fshiheshin bomba, pranë një kryqëzimi në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, vranë të paktën 100 njerëz. Lajmi tragjik u bë i ditur nga presidenti Hassan Sheikh Mohamud.

“Midis viktimave “që u masakruan ishin nëna me fëmijët e tyre në krahë”, u shpreh presidenti Hassan Sheikh Mohamud.

Ai bëri apel për ndihmë mjekësore ndërkombëtare për t’u kujdesur për 300 të plagosurit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti fajësoi grupin militant al-Shabab për sulmin, i cili kishte në shënjestër Ministrinë e Arsimit. Faqja e internetit pro-xhihadiste Somali Memo ka raportuar se grupi ka thënë se qëndron pas shpërthimeve. Një degë e al-Kaedës, al-Shabab është përfshirë në një konflikt të gjatë me qeverinë federale somaleze.

Presidenti Mohamud, në pushtet për 5 muaj, premtoi “luftë totale” kundër militantëve islamikë pasi sipas raportimeve, ata sulmuan një hotel popullor në Mogadishu në muajin Gusht duke vrarë të paktën 21 persona.

Shpërthimet ndodhën të shtunën brenda disa minutave nga njëra-tjetra, duke shkatërruar ndërtesa dhe automjete./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share