Bombardimet godasin tregun e mbushur me njerëz, të paktën 27 viktima në Donetsk

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve në Donetskun e kontrolluar nga Rusia. Lajmin e ka bërë të ditur udhëheqësi i rajonit i instaluar nga Moska, Denis Pushilin. Përgjegjës për sulmin, Pushilin bëri Ukrainën.

Bombardimet që shkaktuan 27 viktima dhe 25 të plagosur goditën një treg të mbushur me njerëz, ndaj dhe bilanci tragjik mund të rëndohet dhe më shumë. Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti ngjarjen një “sulm barbar terrorist kundër civilëve”. Nga ana tjetër, akoma nuk ka një reagim zyrtar nga Ukraina lidhur me akuzat për sulmin.

Sipas AFP, një banore e quajtur Tatiana tha për mediat lokale se dëgjoi një predhë që hynte lart dhe u fsheh nën tezgën e saj të tregut.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Pashë tym, njerëzit bërtisnin, një grua po qante”, citohet të ketë thënë ajo.

Qyteti i Donetskut dhe pjesë të rajonit më të gjerë në Ukrainën lindore u kapën për herë të parë nga forcat e mbështetura nga Rusia në vitin 2014, dhe zona është kontrolluar pjesërisht nga Moska që atëherë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share