Pas një sezoni të jashtëzakonshëm që i siguroi Bologna një vend në Champions League, skuadra po përballet me ndryshime të mëdha. Trajneri Thiago Motta, i cili udhëhoqi ekipin në suksesin e tyre të papritur, është në rrugën e largimit drejt Juventusit.
Ndërkohë, ylli i skuadrës, Joshua Zirkzee, është në sytë e klubeve të mëdha si Milan dhe mund të jetë në lëvizje së shpejti. Me këto zhvillime, Bologna ka nisur kërkimin për talent të ri, dhe në horizont shfaqet Albion Rrahmani, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës dhe Rapid Bucurest.
Me 19 gola këtë sezon, Rrahmani ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Benfica dhe Werder Bremen, por Bologna mund të jetë destinacioni i ardhshëm për të, pasi dyshja Sartori-Di Vaio e kanë shënuar si objektivin kryesor të tyre.