Boks: Të premten nis edicioni i 51-të “Gongu i Artë”

Kryeqietti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi të premten dhe të shtunën do të jetë nikoqire e Edicionit të 51-të Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Gongu i Artë”

Evendi ndërkombëtar “Gongu i Artë” është një nga ngjarjet më të vjetra sportive, që organizohet në vendin tonë.

Në këtë turnir ndërkombëtarë kaësaj radhe do të marrin pjesë 60 boksier nga 11 shtete.

Kjo ngjarje e vjetër e boksit lejon që boksi të ngrihet në një nivel më të lartë. Arritja e rezultateve të boksierëve të rinj të Maqedonisë në paraqitjet e garave ndërkombëtare tregon për kthimin e boksit në formë më të mirë, si në kohërat më të vjetra.

Ky turne hyn në një nga tre ngjarjet më të vjetra të boksit në kontinentin e vjetër.

Vendi ynë do të performojë me 6 konkurrentë, të gjithë boksierë të rinj dhe me perspektivë, të cilët mund të mos jenë emra të njohur, por janë boksierë me kapacitet të madh që mund të befasojnë, ngjarje të tilla sportive ndërkombëtare janë një mundësi për të paraqitur cilësi dhe për të krijuar afinitete tek boksierët e rinj, ndërkaq ARS është gjithmonë këtu për të mbështetur me kapacitet të plotë evente të tilla sportive tradicionale.

Kosova në kë turnir prestigjioz të boksit do të prezantohet me me gjashtë boksier nga të cilë seleksionuesi Besim Brahimi prêt përfaqësim dinjitoz. Boksierët që do të marin pjesë janë këto: Bashkim Bajoku në kategorinë 54 kilogramë, Gentrit Gashi në kategorinë 60 kg, Drilon Arifi në kategorinë 63.50 kg, Loris Idrizi në kategorinë 67 kg, Patriot Behrami në kategorinë 71 kg dhe Dionis Gashi në kategorinë 80 kg./KlanMacedonia

Përgatiti Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share