Sot në palestrën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup në program janë luftat finale të edicionit të 53-të, tëTurneut ndërkombëtar të boksit “Gongu i Artë 2024” që organizohet nga Federata Nacionale e Boksit që drejtohet nga presidenti Faton Salihu.
Pas ndeshjeve çerekfinale që u zhvilluan të shtunën dhe atyre gjysmëfinale që u zhvilluan të dielën në programin e sotëm janë 12-të meçet finale dhe atë:
Në kategorinë 57 kg, (F) takohen
Rebeka Dobos (Hun) – Karina Ibraimova (Kaz)
Në kategorinë 57 kg (M), takohen:
Bashkim Bajoku (RMV)- Luar Aliu (Kos)
Në kategorinë 60 kg (M), takohen:
Ruzhdi Rustemovski (RMV) – Aksel Hegarty (WAL)
Në kategorinë 63 kg (M), takohen:
Nik Nikollov (Slo) – Nikolau Dimitros (Greqi)
Në kategorinë 67 kg (M), takohen:
Alim Nasufi (RMV) – Kiril Globenko (Pol)
Në kategorinë 71 kg (M), takohen:
Dominik Enekes (Hun) – Okazawa Sewontrets (Jap)
Në kategorinë 75 kg (M), takohen:
Orlando Holley-Sotom (Wal) – William Chollov (Bul)
Në kategorinë 80 kg (M), takohen:
Stelian Strahilov (Bul) – Redis Karaj (Alb)
Në kategorinë 92 kg (M), takohen:
Marko Ramljak (Kro) – Donat Syla (Kos)
Në kategorinë +92 kg (M), takohen:
Petar Belberov (Bull) – Shpejtim Shabani (Kos)
Në kategorinë +92 kg (M), takohen:
Ardian Azemi (RMV) – Jordan Hernandez (Bul)
Siç shihet nga programi i ndeshjeve në finale janë kualifikuar edhe katër boksierët nga Maqedonia e Veriut Ardian Azemi, Alim Nasufi, Ruzhdi Rustemovski dhe Bashkim Bajoku , nga Shqipëria në finale garonë Redis Karaj, ndërsa nga Kosova janë Luar Aliu dhe Shpejtim Shabani. Ndeshjet finale fillonë në ora 15:00, ndërsa për të gjithë adhuruesit e boksit dyerët e palestrës “Boris Trajkovsko do të jenë hapura, pasi hyrja është e lirë.