Boks: Seferi zhvillon luftën e 30-të profesionale (VIDEO)

LJUNGQUIST & SEFERI NGJITEN NË RING MË 5 MAJ NË KOPENHAGË

Të premten më 5 maj, në Kopenhagë të Danimarkës zhvillohet lufta në kategorinë e rëndë për titullin IBF Internacional, mes boksierit 32 vjeçar nga Danimarka Kem Ljungquist dhe boksierit  shqiptar  Sefer Seferi

Lufta mes boksierit 32 vjeçar danez Kem Ljungkuist dhe boksierit shqiptar Sefer Seferi, në Kopenhagë të Danimarkës, zhvillohet për titullin IBF Internacional, për peshën  e rëndë që aktualisht është vakant dhe do të zgjasi 12 raunde. Për boksierin shqiptar nga Korita e Gostivarit është kjo lufta e 30 në boksin profesional ku ka regjistruar 25 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Seferi në deklaratën ekskluzive për Klan Maqedoni fton tifozët pë përkrahje.

Unë bëj ftesë për tifozët e mij, tifozët “kuq e zi” dhe gjithë adhuruesit e boksit të cilët kanë dëshirë të jenë prezentë aty në sallë. E di që në Skandinavi jetojnë shumë shqiptarë dhe shumica e tyre me siguri e duan edhe boksin, kështu që do të ishte kënaqësi të ishin aty afër ringut dhe të na mbështesin” – deklaroi Sefer Seferi.

Sa i përket ndeshjes në fjalë, Seferi Seferi thotë se nuk  do të jetë e lehtë, por shpreson në fitore të radhës.

Kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë për mua  dhe kundërshtarin tim. Për kundërshtarë do të kem një boksier të pamposhtur të kategorisë së rëndë por shpresoj dhe besoj se do  t’ia dalim” – tha Sefer Seferi.

Spektakli i boksit profesional do të zhvillohet në në Nysted, të Danimarkës  dhe do të zgjasë 12 raunde. Për të ndjekur këtë spektakël të boksit, për të gjithë adhuruesit e boksit, hyrja është falas. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share