Boks: Më 2 Korrik “Taysoni shqiptar” sërish ngjitet në ring

DUELI SEFERI – LASKA  ZHVILLOHET NË BAD WILDUNGEN

 Boksieri shqiptar nga  Korita e Gostivarit, Nuri Seferi i njohur si “Taysoni Shqiptar” të shtunën më 2 korrik në Bad Wildungen të Gjermanisë, pas afro  2 viteve sërish  do të ngjitet  në ring, kësaj radhe  kundë hungarezit Tamas Laska nga Hungaria ndaj të cilit do ta zhvilloj luftën e tij të 52-të në boksin profesional në kategorinë cruiser.

Kundërshatri i Nuri Seferit  në luftën e tij  të 52-të do të jetë hungarezi  25 vjeçari Tamas Laska i cili në karrierën e tij, në 51 përballje, ka 19  fitore, 30 disfata dhe 1 barazim. Seferi për luftën e tij të radhës ka bërë përgatitje intensive ndaj edhe shpreson në fitore të sigurtë.

Jam gati dhe jam në formën më të shkëlqyer deri më sot. Sinqerisht stërvitjet  dhe përgatitjet kanë shkuar shumë. Shumë mire dhe peshën  që kam, përgatitjet e bëra si kësaj radhe s’kam  qenë asnjëherë. Kështuqë  do të jetë një mbrëmje e paharueshme  më 2 korrik, në Bad Ëildungen,  kështuqë do të jem të gjithëve  mirënjohës dhe shpresoj që të kem edhe mbështetjen e duhur nga të tifozët e boksit shqiptarë”, deklaroi Nuri Seferi , boksier profesionist

Ndryshe në manifetimin e orgfanizuar  nga  Unioni i klubeve shqiptare në Zvicër  Nuri Seferi është nderuar me mirënjohje të veçantë, që mund  të jetë një motiv  shtesë  që në luftën e tij të 52 të shënon fitoren e 42-të në boksin professional./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share