Bojmacaliev: Nuk ka të arrestuar për të shtënat në Haraçinë, sulmuesit janë ende të lirë

Zv. ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev, mohon se ka persona të arrestuar lidhur me atentatin e dështuar ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Sipas Bojmacaliev, një person është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë të kufirit me Kosovën, duke shtuar se personi nuk është i lidhur me të shtënat në Haraçinë.

“Aty u arrestua një person i kërkuar me urdhër ndërkombëtar. Sulmuesit janë ende në kërkim. Ka të dyshuar, por publiku duhet ta dijë se duhet të jemi transparent. Dje disa struktura u përpoqën të krijonin një imazh se kemi arrestuar persona për vrasjen. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin”, thotë Bojmacaliev për “Sloboden Peçat”.

Ditën e djeshme një pjesë e mediave raportuan, sipas burimeve nga MPB-ja, se janë ndaluar dy persona të dyshuar si asistues në tentativën për t’i vrarë kryetarin e komunës së Haraçinës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share