“Vijnë mesazhe inkurajuese nga anëtarë të VMRO-DPMNE-së”
Ish-Kryeministri dhe ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk është i implikuar në procesin e ndryshimeve kushtetuese – ka qenë I prerë në intervistën për të përjavshmen “Fokus” Nënkryetari socialdemokrat, Stefan Bogoev, sic percjell KlanM, duke përgënjeshtruar informacionet dhe teoritë e plasuara në opinion për kycjen e Zaevit në politikbërjen e LSDM-së.
“Zoran Zevi ka qenë ish-Kryetar, Kryeministër, ka pasur pozita të rëndësishme. Normalisht se do të ketë vend serioz në parti si ish-Kryetar. Por, nuk është i implikuar në krijimin e politikave ose negociatave për ndryshimet kushtetuese. Mund të flas për partinë, se cfarë bën gjatë kohës së lirë është punë e tij, por nuk kam dëgjuar dicka të tillë”, ka thënë Stefan Bogoev, Nënkryetar i LSDM-së.
Por, Bogoev për “Fokus” ka deklaruar se përkundër kundërshtimit të fuqishëm të Mickoskit për ndryshimet kushtetuese, sipas tij, një pjesë e funksionarëve dhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së dërgojnë sinjale për të mbështetur këtë proces, percjell KlanM.
“Deputetët tanë komunikojnë me ata të VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Megjithatë, një pjesë e tyre dhe udhëheqësisë së partisë, duke llogaritur edhe një Kryebashkiak të Skupit të VMRO-DPMNE-së dërgojnë sinjale positive në takime të ndryshme dhe takime me diplomatë. Mesazhet dërgohen nga ngjarje dhe vende me njerëz dhe supozoj se e dijnë se do të mbërrijnë tek ne. Janë mesazhe inkurajuese dhe pres që në një moment të caktuar ata njerëz të paraqiten publikisht dhe të na mbështesin”, ka deklaruar Bogoev.
Nënkryetari I LSDM-së, Stefan Bogoev, në intervistën për të përjashmen “Fokus” ka komentuar edhe teoritë për përgatitjen e një qeveria të zgjeruar sipas modelit gjerman për qeverisje të përbashkët LSDM-VMRO DPMNE, sic percjell KlanM, duke thënë se është kundër një modeli të këtillë, sic tha, për shkak të dallimeve strategjike me opozitën.
Bogoevi është shprehur i prerë se grupi parlamentar i LSDM-së është unik për të gjitha cështjet strategjike të vendit./KlanMacedonia