Boçvarski: RMV-ja me progres në politikën e transportit dhe afrimit drejt BE-së

“NUK ËSHTË NDËRPRERË NDËRTIMI I AUTOSTRADËS KËRÇOVË – OHËR”

 Të zbatohen masa dhe politika që do ta lehtësojnë transportin dhe tregtinë dhe do ta rrisin bashkëpunimin rajonal, si parakusht për treg të përbashkët, integrim dhe anëtarësim në BE – ka theksuar Ministri i Transportit, Bllagojj Boçvarski, në Samitin Ministerial që mbahet në Shkup, e ku marrin pjesë Ministrat e Transportit të vendeve të  Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së si dhe të Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës, përcjell KlanM.

Maqedonia e Veriut ka progress të dukshëm në harmonizimin e politikës së transportit me ligjet e BE-së, tha Ministri i Transportit, Bllagoj Boçvarski, duke njoftuar se vendi me sukses ka përfunduar skriningjet dypalëshe me Komisionin Evropian për kapitujt 14 – Politikën e Transportit dhe 21 – Rrjetet trans-evropiane të transportit.

“Në pjesën e Korridorit 8 hekurudhor veçmë jemi duke e ndërtuar fazën e parë dhe të dytë të Korridorit, kurse deri në fund të vitit do të shpallim thirrjen publike për fazën e tretë. Gjithashtu kemi nisur me ndërtimin e pjesës perëndimore të Korridorit 8 deri në kufi me Shqipërinë”, tha Bllagoj Boçvarski.

Nuk është ndërprerë ndërtimi I autostradës Kërçovë – Ohër, tha Ministri Boçvarski, duke njoftuar se raporti i ekspertëve do t`i tregojë hapat e ardhshëm për realizimin e kësaj autostrade.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë ndërprerje të ndërtimit, porn ë cfarë drejtimi do të arrijmë deri te realizimi i shpejtë, që autostrada të jetë stabil dhe I sigurtë, këtë do ta thonë ekspertët pas përgatitjes së raporteve”, tha Boçvarski.

Shkupi është nikoqir i Samitit Ministerial,  ku marrin pjesë Ministrat e Transportit të vendeve të  Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të BE-së si dhe të Moldavisë, Gjeorgjisë dhe Ukrainës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share