QYTETARËT MUND TË VENDOSIN FOTOVOLTAIK PA LEJE
Personat e interesuar juridikë apo fizikë mund të instalojnë pa leje termocentrale fotovoltaike në shtëpit e tyre. Ministri i Transportit dhe lidhjeve Bllagoj Boçvarski bëri të ditur se tani më këtë mund ta bëjnë vetëm me një njoftim të thjesht të komunat të cilëve edhe ju përkasin.
Interesi i qytetarëve për instalimin e termocentralëve fotovoltaikëve në vend është gjithnjë e në rritje, kështu njoftoi ministri i transportit dhe Lidhjes Bllagoj Boçvarski sipas tij, ky interes i shtuar vjen si rrjedhoj e procedurave të theshtëzuara ligjore.
“Kjo është koha kur të gjithë duhet të mendojmë për energji më të lirë në mënyrë që të kursejmë në buxhetet tona të brendshme. Këto procedura të thjeshtuara tashmë u mundësojnë qytetarëve dhe personave juridikë që të mund të instalojnë impiante fotoelektrike në çati pa leje. Kjo është një procedurë e thjeshtuar që përmban vetëm disa hapa, përkatësisht: Përgatitja e një projekti bazë me dy faza, me arkitekturë dhe energji elektrike dhe vetëm një njoftim për komunën përmes të cilit qytetari njofton komunën se po i afrohet instalimit të një objekt energjetik në çatinë e tij. Në këtë mënyrë jemi të vendosur të ndihmojmë sistemin energjetik të vendit, por edhe të ndihmojmë veten dhe të kontribuojmë në pagesën e faturave më të vogla të energjisë elektrike”, tha ministri Blagoj Boçvarski.
Këto komente Boçvarski i bëri nga Berova ku prezantoi procedurat e thjeshtëzuara për instalimin e termocentraleve fotovoltaike, në përputhje me ndryshimet në Ligjin për ndërtim edhe atë deri në 6 kilovat për persona fizik dhe 40 kilovat për persona juridikë. /KlanMacedonia/