Bllagoja Milevski mbetet seleksionues i reprezentacionit A ?

Reprezentacioni “A” i futbollit të Maqedonisë së Veriut sipas informative jozyrtare edhe në dy vitet ardhshme do të drejtohet nga seleksionuesi aktual Bllagoja Milevski edhe pse akoma nuk është firmos kontrata për vazhdimin e  mandatit.

Bllagoja Milevski në krye të reprezentacionit “A” të futbollit erdhi në qershor të vitit 2021 në vendin e Igor Angelovskit i cili e drejtoi përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në Euro 2020 (2021).

Suksesi më i madh i reprezentacionit “A” me Bllagoja Milevskin gjithsesi se është kualifikimi në play off, për botërorin  Katari 2022, kur shënoi fitore historike 1-0 kundër Italisë në Palermo, por edhe barazimet me Italinë dhe Anglinë në Shkup, gjatë kualifikimeve për Euro 2024. Ndërkaq umbjen më të thellë e pësoi në “Old Traford”, kundër Anglisë 7-0  dhe Italisë në “Olimpiko” të  Romës 5-2, ndërsa disfata më e dhimbshme ishte kundër Ukrainës në Shkup 2- 3 edhe pse ishte në epërsi  2-0.

Tani Bllagoja Milevski pasi që të zyrtarizohet vazhdimi i kontratës duhet të përvesh krahët që të krijon një grup  që  do të jetë gjende për sukseset e reja si në Ligën e Kombeve ashtu edhe  për botërorin e 2026./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share