Blinken: NATO e bashkuar për të ndihmuar Ballkanin

“Mbështesim të ardhmen euro-atlantike të vendeve”

Ballkani Perëndimor ishte një nga çështjet kryesore të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s të martën në Bruksel.

Këtë e konfimoi edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, i cili në një postim në rrjetin social “X” shprehet se u diskutuan mënyrat se si mund të ndihmohet rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt të ardhmes euroatlantike.

Në postimin e tij, Blinken heq paralele për nga rëndësia mes Ballkanit Perëndimor dhe luftës në Ukrainë. Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin për rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor, ku veçoi dy vatra të nxehta, Kosovën, veçanërisht pas ngjarjes së Banjskës që rrezikojnë zgjerimin e konfliktit përtej kufijve dhe retorikën luftënxitëse në Bosnjë Hercegovinë.

Detyra e NATO-s, sipas tij është të bëjë çështë e mundur të ruajë paqen në këto zona dhe pjesë e planeve për ruajtjen e paqes është shtimi i pranisë ushtarake të aleancës në Kosovë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share