Blinken i kërkon Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin izraelit të Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, duke përgëzuar kabinetin izraelit të sigurisë që ra dakord për të lejuar më shumë karburant në Gaza.

Ai gjithashtu i ka thënë ministrit se thënë se duhet bërë më shumë për të dërguar atje ndihma humanitare.

Blinken gjithashtu i ka thënë Dermerit se qeveria izraelite duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët.

Ndërkaq, kabineti i sigurisë së Izraelit miratoi të mërkurën një rritje minimale të sasisë së karburantit që hyn në Gaza.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share