Blinken dhe Princi Arabisë Saudite theksojnë nevojën për përforcimin e marrdhënieve rojonale si faktor kyç për paqen në Gaza

Në një takim të fundit në Jeddah, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm saudit Princi Faisal bin Farhan Al Saud kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për të forcuar partneritetet rajonale që synojnë të sjellin ndihmë humanitare në Gaza dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin. Të dy udhëheqësit kanë theksuar nevojën për të mbrojtur civilët dhe për të rritur ndihmën humanitare në mënyrë urgjente.

Sekretari Blinken ka shprehur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për të arritur paqe përmes krijimit të një shteti të pavarur palestinez, duke siguruar njëkohësisht garanci për sigurinë e Izraelit. Kjo qasje pritet të ndihmojë në lehtësimin e marrëveshjeve të normalizimit midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, si dhe të sigurojë mbështetjen e fqinjëve arabë për rindërtimin dhe sigurinë në Gaza. Takimi i ardhshëm i Blinken me Princin e Kurorës saudit, Mohamed bin Salman, do të jetë një hap tjetër drejt kësaj qasjeje diplomatike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share