“LSD dhe BDI janë simbol i krimit, korrupsionit, skandaleve, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave për pasurim personal të individëve në radhët e tyre dhe personave të afërt me ta, thuhet në reagimin e sotëm të VMRO DPMNE-së. Sundimi i LSDM-së dhe BDI-së është shënuar me skandale të shumta kriminale dhe korruptive, siç është ky i fundit në MEPSO, ku ka dyshime dhe indicie për keqpërdorim të tre milionë eurove të parave të qytetarëve. Kompania, nën udhëheqjen e njerëzve nga këto parti, ka lidhur kontratë për blerjen e një pajisjeje për tre milionë euro më të shtrenjtë se Plani Zhvillimor i planifikuar, të cilin e kanë miratuar vetë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Nën udhëheqjen e Zudi Enuzit nga i ashtuquajturi front i BDI-së dhe i emëruar nga LSD, në qershor të këtij viti MEPSO lidhi marrëveshje me kompaninë shqiptare “Shansi Invest” për blerjen e një pajisjeje për korrigjimin e profilit të tensionit të një stacioni transformator. . Në Planin për Zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të MEPSO-s 2021-2030, buxheti i paraparë për pajisjen korrigjuese është 2.8 milionë euro, ndërsa në kontratën e lidhur me këtë kompani, e njëjta pajisje është 5,8 milionë euro, që është tre milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar. VMRO i I ka bërë thirrje Prokurorisë Publike që menjëherë të hapë rast dhe të hetojë se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca prej tre milionë eurosh”, thuhet në deklaratën e partisë në pushtet.