Blerja e Mbappe, arabët në Paris për ofertën

Delegacion i Al-Hilal me plan ekonomik për yllin francez

Al Hilal nuk heq dorë nga Kylian Mbappé dhe këtë javë ka kërkuar takim në mënyrë që ti prezantojë futbollistit planin ekonomik të parashikuar për disa vite në përpjekje për t bindur lojtarin që të pranojë ofertë për të luajtur në kampionatin arab të futbollit.

Sipas mediave një delegacion nga klubi saudit, do të fluturojë në Paris për t’i dorëzuar francezit ofertën. Mbappe do të luante me skuadrën e Ligës Pro Saudite vetëm për një vit, deri në Qershor 2024 dhe pjesa fikse e pagës së tij do të ishte 200 milionë Euro. Këtyre duhen shtuar të ardhurat komerciale dhe e drejta e imazhit të cilat do ta bënin shifrën të shkonte në 700 milionë Euro.

Një vit i mbuluar me flori përpara Real Madridit, klub të cilit Mbappé dëshiron ti bashkohet kur i skadon kontrata me PSG-në ose, nëse ai pranon ofertën e Al Hilal, atëherë të vazhdojë të luajë në arabi.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share